Lëvizja Socialiste në Integrim ka dorëzuar sot në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në kërkesën drejtuar gjykatës, LSI thekson se ky vendim është arbitrar dhe në shkelje të hapur me Kushtetutën.
“Kërkues: Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, përfaqësuar nga Kryetari Znj. Monika Kryemadhi, me adresë Rruga “Sami Frashëri” Nr.20/10, Tiranë.;
Person i Tretë: 1.Komiteti Teknik i Ekspertëve,Tiranë;
2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Objekti: Marrjen e Masës së Sigurimit të Padisë duke pezulluar zbatimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës19.04.2021, me objekt: “Vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia”.
B.ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni3 e vijues, Kodi Zgjedhor, nenet 8, 44, 46, 105 e vijues të Kodit Zgjedhor, Neni 28, 29, 30 e vijues të Ligjit nr. 49/2012 “PërgjykatatAdministrative dheGjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, I ndryshuar, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, miratuar me Ligjin nr. 44/2015.
Drejtuar: GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË“
Key Words: Infowebtv, LSI, Gjykata Administrative, karantine, emigrantet