Zac Efron dhe të tjerë personazhe shumë të njohur u bashkuan me Bill Nye për të promovuar “Earth Day Musical”, për të inkurajuar masat për planetin. Menjëherë pas kësaj, fotografitë e Zac Efron qarkulluan në Twitter dhe aq mjaftoi që aktori të bëhet gazi i botës.
Pamja e Zac Efron nuk duket njësoj me atë që ne jemi mësuar të shohim.Nofull e zgjeruar,buzë të fryra dhe lëkurë e tendosur.Këto tipare të ndryshuara nuk janë pritur mjaft mirë nga publiku.
“Çfarë dreqin i ka bërë Zac Efron nofullës?” shkruan dikush. “Ka një foto të Zac Efron me botoks të tmerrshëm dhe nofull ndryshe,” shkruan një tjetër.
Disa e krahasojnë ish-yllin e Disney-t me fytyrën e Weeknd te”Save Your Tears”. Disa fansa të Zac refuzojnë ta besojnë ndryshimin në fytyrën e tij.