Marjus Dema, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në lagjen 5 Maji në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici.
Burime bëjnë me dije se së bashku me të është vetëdorëzuar në polici dhe shtetasi Frenkli Myftari, i cili ka qenë po ashtu i pranishëm në momentin e krimit, dhe akuzohet për fshehje të krimit.
Mësohet se dorëzimi i dy të rinjve është bërë pas negociatave të shumta që kanë bërë me ta edhe familjarët e avokatët, ndërkohë që mbetet ende mister shkaku i vrasjes, pasi autori dhe viktima kishin miqësi prej disa vitesh së bashku.
Për ngjarjen vazhdojnë që të mbeten në kërkim shtetasit Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti e Xhuljano Koçi, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Mehmet Qema, 27-vjeç u ekzekutua pak para mesnatës në një lokal në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pavarësisht se ishte e ndaluar lëvizja, të rinjtë ishin duke konsumuar alkool prej kohësh.
Qema u qëllua me një plumb në gjoks, dhe më pas u dërgua në spitalin e QSUT-së nga vetë shokët e tij, një pjesë e të cilëve janë ende në kërkim.