Një person mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur te ‘Bulevardi i ri’ në zonën e Yzberishit.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e një automjeti me një motor ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i këtij të fundit.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vijon…