Kryeministri Rama publikon foto nga liqeni i Marinës në Belsh: Ju uroj një të diel të qetë

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga pika e re turistike pranë liqenit të Marinës.

Kryeministri bën me dije se investimet në këtë zonë janë pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Mirë mëngjes dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama bashkangjitur fotografive të publikuara.