Përfshihet nga flakët shtëpia/ Ja çfarë dyshohet të jetë shkaku

0

 

Një banesë private është përfshirë nga flakët në qytetin e Pogradecit gjatw ditës së sotme.

Policia ka dhënë informacion mbi zjarrin që ra në një banesë private në Pogradec. Mësohet se në banesë kanë qenë dy persona të cilët kanë arritur të shpëtojnë.

40-vjeçari ka shfaqur probleme prej asfiksisë nga tymi kurse 33-vjeçarja dëmtoi dorën pasi theu xhamin.

Ata janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Më datë 19.05.2021, rreth orës 11:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se si pasojë e bombulës të gazit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasve I. B., rreth 40 vjeç dhe M. B., 33 vjeçe.

40-vjeçari, ka shfaqur probleme si pasojë e asfiksisë nga tymi, ndërsa shtetasja M. B., për të ndihmuar këtë të fundit, ka dëmtuar dorën duke thyer një xham të banesës.

Të dy shtetasit aktualisht ndodhen në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu