Aksidentohet minibusi me pasagjerë kosovarë, ndërron jetë shoferi

0

Një minibus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Maritsa në Bullgari.

Siç raporton mediumi lokal bullgar “Haskovo”, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi, ndersa katër pasagjerët kanë shpëtuar.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme. Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu