U nxorr përjashtë nga anëtarët e mbledhjes së Agron Shehaj, reagon aktivistja: Ndihem e fyer që…

0

Ditën e sotme kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka mbajtur një takim me anëtarët demokratë në Tiranë.

Gjatë mbledhjes ka ndodhur një konflikt, ku si pasojë e pyetjeve që një aktiviste e pranishme në mbledhje ka bërë ndaj Agron Shehaj, janë rritur tensionet, dhe anëtarët e tjerë në mbledhje kanë kërkuar që e reja të dilte përjashtë.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i aktivistes, e cila thekson se gjatë mbledhjes nuk u la të bënte pyetjen e saj deri në fund dhe se pati keqkuptim pasi anëtarët filluan të bënin zhurmë dhe të kërkonin që ajo të dilte nga mbledhja.