Margot Robbie tregon sekretin e saj qesharak: Mos psikoanalizoni faktin që jam 30-vjeç

0

Aktorja e njohur në mbarë botën, Margot Robbie ka zbuluar një sekret, të cilin askush nuk e dinte.

Në intervistën e saj të fundit me James Corden, aktorja është shprehur se çdo natë ajo fle me lepurushin e saj, i cili sipas saj nuk ngjason aspak me një lepurush të mirëfilltë.

“Ju lutem askush të mos e psikoanalizojë faktin që unë jam 30 vjeç dhe fle me një lepurush çdo natë”, u shpreh ajo gjatë intervistës. “Gjithashtu, e di se çfarë po mendoni të gjithë. Ky arush nuk duket aspak si lepur.”

I vetmi person që lejohet të prekë lepurushin e aktores është mamaja e saj.

“Në fakt, unë lejoj vetëm mamin që ta qepë/rregullojë dhe ta lajë. Për shkak të Covid, nuk e kam parë mamin prej dy vitesh thuajse. Prandaj, siç e shihni, duket pak i vjetërsuar e i bërë si leckë.”

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu