Ministri gjerman për Europën, Michal Roth ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit Europian që do të mbahet ditën e sotme ku do të shqyrtohet progres raportet e përgatitura nga Komisionit Europian përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij, Roth la të kuptohet se nuk do të ketë ndarje të dy vendeve, pra do të gjykohen si paketë, nëse do të hapen negociatat për të dy vendet apo për asnjërin.
Michael Roth: Bëhet fjalë për besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në samit do të diskutohet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe.