Takimi me Emmanuel Macron, Hailey Bieber sulmohet nga rrjeti për këtë arsye

0

Çifti më në zë, Justin dhe Hailey Bieber kanë takuar presidentin e Francës dhe bashkëshorten e tij, Emmanuel dhe Brigitte Macron.

Rrjeti gumëzhoi dhe thumboi protagonistët, jo për kuriozitetin e arsyes së takimit, por për veshjet që kishin përzgjedhur të përfaqësoheshin.

Çiftet kanë pozuar pranë njëri-tjetrit dhe dukshëm veshja e njërit prej tyre stonon. Nga Brigitte e veshur me klas dhe hijeshi, tek Justin dhe Emmanuel Macron të dy të veshur me kostum, ndalojmë tek Hailey, shkruan InfoWebTv.

E sulmuar nga rrjeti, Hailey është ndeshur me një lum kritikash të cilat theksonin mënyrën aspak serioze që ajo ishte veshur, duke marrë parasysh se garderoba e Haileyt është e pasur me alternativa miliona dollarëshe.

“Hailey-n harruan ta njoftonin që ka një kod për veshjen,” shkruan dikush në koment.  “A s’kishe fustan tjetër?” pyet një tjetër.

infowebtv.com