Pamje nga aksidenti i rëndë në Vlorë-Levan ku humbën jetën tre persona mes tyre një i mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja. Një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge.
Burime bëjnë me dije se automjeti i shkatërruar që shihni në videon e mëposhtme, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti ku ndodheshin dhe 2 fëmijë që shihni në videon e mëposhtme.
Në vendngjarje shihen banorë të zonës, efektivë policor të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.
Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën.
Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.
Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.