Masakra në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit për shezlongët

0

 

Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në mesnatë pas sherrit pë shezllonët

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Velipojës.

Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes mësohet se njëri nga viktimat është Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut i vrarë në Shkodër pak vite më parë.

Ferracaku mësohet se pasditen e sotme ishte konfliktuar fillimisht fizikishtme anëtarë të familjes Gocaj më pas situata ka agravuar në përdorimin e armëve.

Sherrit që nisi me sharje e kërcënime dhe përfundoi me 4 viktima pranë lokalit “Fantazia” ka qënë konflikti për shezlongët.

Ende nuk dihet nëse përvec Ferracakut, personat e tjerë që mbetën te vdekur dhe të plagosur kishin lidhje me ngjarjen apo janë turistë.

Policia e shtetit e ndihmuar edhe nga FNSH kanë rrethuar zonën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu