‘Katastrofë gjithë natën, kurrë pa fjet, krisma kallashi, pa ndal, tmerr, ku me nejt’. Pushuesit lënë hotelin ku u vranë 4 persona

0

 

Vrasja e përgjakshme në Velipojë ka ndikuar menjëherë tek pushuesit, veçanërisht tek hotelet e viktimave

Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar krismat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë vendin e qëndrimit.


“Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tani po largohemi.

Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi. Krismat janë dëgjuar nga ora 12 e 20. Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër,” thonë pushuesit.
Në një prononcim për media kryefamiljari tregon tmerrin e përjetuar.

Temperaturat e larta, pishina e Gërmisë e mbushur me qytetarë
“Katastrofë gjithë natën kurrë pa flejt. Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi kurrë pa nal. Kjo është tmerrim. tmerrim. Po largohemi, ku me nejt. S’rrihet. Na kemi ardh për qejf. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Katër vet thanë të vdekur, të plagosun, tmerr mjerim Jam prej Podujevës në Kosovë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu