Operohet me sukses, Spinazzola prenoton biletën për finalen e “Wembley”-t

0

Pas këputjes së tendinës së Akilit, në çerekfinalet e Europianit ndaj Belgjikës, mbrojtësi Leonardo Spinazzola ka kryer operacionin e nevojshëm në një klinikë në Finlandë, teksa siç njofton vetë në rrjetet sociale, gjithçka ka shkuar me sukses.

“Ndërhyrja ka shkuar në mënyrë perfekte. Ju falënderoj të gjithëve që më keni qëndruar pranë, pasi jeni vërtetë të shumtë. Numërimi mbrapsht ka nisur, shihemi së shpejti”, shkroi Spinazzola në rrjetet sociale.

Mbrojtësi u shoqërua në Finlandë nga bashkëshortja e tij dhe pritet që nesër të rikthehet në Romë dhe të qëndrojë pushim për të paktën 4 muaj. Më pas do të rikthehet nën urdhrat e Mourinhos, për të nisur punën me topin dhe rikuperimin gradual.

Ndërkohë, mësohet se Spinazzola ka shfaqur dëshirën që të jetë në “Wembley” për finalen e Europianit, gjithmonë nëse Italia do të kualifikohet nesër ndaj Spanjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu