Mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por Laurent Simons është i diplomuari i dytë më i ri në botë. 11-vjeçari është diplomuar në Universitetin e Antwerpen me një diplomë bachelor në fizikë.
Simons arriti ta marrë diplomën në bachelor për vetëm një vit, krahasuar me studentët normal që i duhen tre vjet, shkruan InfoWebTv.
11-vjeçari është shprehur për De Telegraaf se i intereson vetëm të marri njohuri.
“Nuk më i intereson fakti që jam më i riu i diplomuar, unë dua vetëm të marrë njohuri,” ka thënë Laurent.
Duke e cilësuar pavdekshmërinë si qëllimin e tij kryesor, Simon tha:
“Qëllimi im është zëvendësimi i pjesëve të trupit me pjesë mekanike.Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit që të jetë e mundur me pjesë mekanike. Kam hartuar një rrugë për të arritur atje. Ju mund t’ju duket si një enigmë e madhe. Fizika kuantike – studimi i grimcave më të vogla – është pjesa e parë e enigmës.”
E vetmja zgjidhje e enigmës së tij është puna e palodhur me profesorët më të mirë në botë, duke arritur në një analizë të mendjeve të tyre për mënyrën se si ata mendojnë.
infowebtv.com