Fatos Tushe lihet në burg, zyrtarja shpërthen në lot pasi dëgjon vendimin

0

GJKKO i ka komunikuar pasditen e sotme masën e sigurisë ish-kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka u tërheq për të marrë vendimin pak minuta më parë, dhe ndaj tij është vendosur “arrest me burg”.

GJKKO vendosi masat siç i ka kërkuar SPAK më herët, ndërsa e vetmja që e priti vendimin e përlotur ishte Blerta Kurti. “Pse duhet të mbetem unë në qeli”, mësohet të ketë thënë ajo.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu