Erdhi dita që kam shumë vite që e pres! Mesazhi motivues i Briken Calja-s para garës në Lojërat Olimpike Tokio 2020

0

Vetëm pak orë para garës, kampioni botëror Briken Calja ka publikuar një mesazh tepër motivues dhe emocionues në Facebook. Calja shprehet me mjaft optimizëm duke u shprehur se ‘erdhi dita që ai pret’.
Ja postimi i plotë i Calja-s.

Erdhi dita që kam shumë vite që e pres! Nesër në orën 12:45 ju ftoj të gjithëve të më ndiqni në Olimpiadën e Tokio 2020 ku do të garoj në peshën deri në 73 kg.

Jam jashtëzakonisht i qartë dhe i palëkundur në mendje se çfarë kërkoj nga kjo sfidë.

Ndjej se pas vetes sime kam miliona zemra kuq e zi që më përkrahin dhe kjo do të jetë forca ime më e madhe dhe për të nderuar vlerat e Shqipërisë në botë jam gati të derdh gjak dhe djersë.

Kam marrë qindra mesazhe nga shqiptarë anë mbanë botës këto ditë dhe akoma më shumë më shtohet besimi dhe forca drejt një suksesi në këtë garë.

Shihemi nesër dhe me besimin në Zot me vete shpresojmë që të kapim një rezultat historik!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu