Gjendet një granatë në rrugë në Elbasan, policia rrethon zonën

0

Konstatohet një granatë dore në një rrugë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan.
Banorë të rastësishëm kanë njoftuar policinë e cila ka rrethuar zonën përreth dhe ka njoftuar forcat xhiniere

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, në anë të rrugës nga kalimtarët është konstatuar një granatë dore . Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendgjarje duke vendosur perimeter të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xhiniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu