Vrau kushëririn për ullinjtë, Gjykata e Lushnjës jep vendimin për Kastriot Hasallën

0

 

Në foton lart autori i krimit, Kastriot Hasalla

Gjykata e Lushnjës ka dhënë masën e sigurisë s ëarrestit me burg për Kastriot Hasallën i cili më 29 korrik qëlloi për vdekje kushëririn Romeo Hasalla, plagosi xhaxhain dhe dy djemtë.

Prokuroroia ngriti ndaj tij akuzën e ‘vrasjës në rrethana cilësuese në bashkëpunim’. Ndërsa avokati kërkoi që akuza të ishte vrasje në kuadër të tronditjes së thellë.

Romeo Hasalla, viktima

Autori i vrasjës ka shprehur pendesë para trupit gjykues dhe kërkoi lirimin e djalit të tij dhe vëllait të cilët gjithashtu do të gjykohen për të njëjtën vepër pebnale. Por kjo kërkesë nuk është marrë deri më tani në konsideratë nga trupi gjykues.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias dhe familjarëve të cilët kishin ardhur për të ndjekur gjyqin.
Policia ka arrestuar të tre autorët e këtij krimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu