U dënua me vetëm 10 vite burg, efektivi që vrau Klodian Rashën”nuk kënaqet”, kërkon ulje dënimi

0

Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha, në 8 dhjetor të 2020-ës ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin  për vrasje në tejkalim të nevojës për tu mbrojtur, por jo vrasje me dashje. Ankimi është dorëzuar në fund të korrikut dhe pritet që Apeli të hedh shortin për dosjen.

Ndërkohë, ankim për vendimin është bërë edhe nga Prokuroria e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.  Gjykata e Tiranës dënoi në 14 korrik Hajdarajn me 15 vite burg  dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkoi në 10 vite.

Babai i Rashës, Qazim Rasha, doli i zhgënjyer nga seanca e fundit, duke mos e konsideruar drejtësi vendimin e Shkallës së Parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu