Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Sa vatra janë aktive në të gjithë vendin

0

Teksa i gjithë vendi gjatë ditës së sotme pritet që të karakterizohet nga temperatura të larta, dhe erë që do të jetë e fortë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në të gjithë vendin, ku vijojnë të mbeten 6 vatra aktive.

Aktualisht mbetet aktive vatrat e zjarrit në gadishullin e Karaburunit, ku rreziku më i madh është përhapja e tyre në parkun e Llogarasë, zjarri në Fushë Arrëz, jarret në fshatrat e Gjirokastrës Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë, zjarret në zonën e Lunxhërisë, zjarri në fshatin Cukal në Vaun e Dejës, dhe vatra e zjarrit në Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër.

Meterologët kanë parashikuar sot një mot me temperatura mbi 40 gradë në disa zona të vendit, si dhe erë të fortë, e cila pritet që të vështirësojë punën e zjarrfikësve dhe punonjësve të Forcave të Armatosura.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar.

Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv. Vazhdon operacioni sërish sot për shuarjen e vatrave.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.

Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.

Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu