Zjarret në Greqi mbeten problematike prej ditësh. Ndërhyrjet nga toka, gjithashtu edhe nga ajri nuk kanë munguar për të neutralizuar flakët në zona të ndryshme.
Së fundmi mediat greke kanë publikuar pamje nga plazhi në Kalkidë pas zjarreve që përfshinë vendin.
Siç shihet nga fotot dhe video plazhi duket i mbushur me mbetjet e zjarreve që përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve në Evia.
Më herët dy avionë rusë “Ilyoshin” kanë ndërhynë në Vila, për të shuar zjarrin që shpërtheu në këtë zonë.
Autoritetet gjithashtu bënë me dije se janë evakuuar banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm, pasi temperaturat e larta janë rrezik për një përhapje më të shpejtë të flakëve.