Publikohen fotot nga ambientet në Qytetin Studenti ku do qëndrojnë afganët

0

Sot do mbërrijnë në Shqipëri 300 afganët e parë! Prej dy ditësh në media raportohet se afganët do mbërrijnë nga momenti në moment, mirëpo grupi i parë do të strehohet ditën e sotme. 300 afganët e parë pritet të vijnë në vendin tonë rreth orës 17:00.

1200 shtretër në shtatë godina në Qytet Studenti janë vendosur në dispozicion të grupit të afganëve që do të vijnë në Shqipëri duke filluar nga dita e nesërme. Dhomat e godinave ku kanë qëndruar deri tani studentët janë me dy ose tre shtretër, ndërsa mensat do të jenë të përbashkëta.

Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu