Po përpiqeshin të largoheshin nga vendi, shkon në 12 numri i viktimave në Kabul

0

Sipas zyrtarëve talebanë dhe të NATO-s, 12 persona kanë humbur jetën në një përpjekje për tu larguar nga vendi pas marrjes në kontroll të talebanëve. Disa orë më parë, ushtarët talebanë qëlluan në ajër për të frikësuar personat që ndodheshin në aeroport në mënyrë që të shpërndanin turmën.

“Ne nuk duam që askush të lëndohet,” tha një zyrtar taleban. Ai theksoi se plani për të evakuuar personat që kanë punuar me fuqitë perëndimore është përgjegjës për kaosin që ka kapluar aeroportin.

Gjithashtu një zëdhënës i Pentagonit njoftoi se personeli ushtarak amerikan kishte qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu