Ishte zhdukur në Gjirin e Lalëzit, nxirret i pajetë nga deti trupi i 22-vjeçarit

0

Është gjetur i pajetë trupi i 22-vjeçarit Arjan Sallahu, i cili u raportua i zhdukur dy ditë më parë në Gjirin e Lalëzit. Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të 22-vjeçarit i cili dyshohet se është mbytur teksa ka qenë duke u larë në det.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:

Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu