Vrasësit nuk kursyen asgjë. Ata qëlluan me breshëri ndaj pronarit Bledar Muça ndërkohë plumbat kapën mjaft qytetarë të pafajshëm. Pesë shtetas të tjerë, konkretisht Judin Velo, 32 vjeç; Ervis Tafa; Sara Liçi, 24 vjeçe; Majlinda Gjyla, 66 vjeçe dhe Eksara Sauli, 26 vjeçe kanë mbetur të plagosur si pasojë e atentatit ku mbeti i vrarë Bledar Muça në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e së hënës.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit dyshohej se janë plagosur rastësisht dhe nuk kanë lidhje me viktimën, por burimet kanë informuar Judin Velo është vëllai i bashkëshortes së viktimës, pra kunati i tij.
Nga ana e tij, Veloja personalisht nuk ka problem me drejtësinë, pra pa precedentë penalë, por vrasja ishte e tipit mafioz dhe ndodhi ne nje ambient public, ndërkohë që mbetet për tu verifikuar nga policia.
Gjithsesi, ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjes, i cili ndodhet në qendër të qytetit, ku lëvizja e njerëzve ka qenë e madhe në momentin kur pati të shtëna.
Autorët e ngjarjes janë lërguar me shpejtësi pasi kanë qëlluar për vdekje Bledar Muçon, pronarin e lokalit në fjalë dhe plagosen tre personat e tjerë, që ishin klientë në lokal.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. Janë ngritur postblloqe dhe po kërkohet për autoret e ngjarjes.