Video shokuese nga Afganistani, talebanët “shëtisin” një burrë duke e varur në helikopter

0

Incidente tronditëse vazhdojnë të ndodhin në Afganistanin kontrolluar nga talebanët pasi grupi kryengritës kapi vendin në fillim të këtij muaji.

Në incidentin e fundit është shfaqur një video që tregon një burrë të varur nga një helikopter amerikan Black Hawk ndërsa fluturon mbi qytetin Kandahar. Ngjarja shokuese vjen menjëherë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani të hënën, duke i dhënë fund zyrtarisht përfshirjes së tyre ushtarake 20-vjeçare në Afganistan.

Sipas raporteve, personi që u pa i varur nga helikopteri Balck Hawk besohet se ka punuar për amerikanët si përkthyes. Për më tepër, Black Hawk që fluturon mbi Kandahar besohet të jetë pjesë e aseteve dhe pajisjeve të mbrojtjes amerikane të lënë pas nga trupat amerikane.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu