Balla i bën ‘të fala’ Damianit nga stadiumi i Librazhdit. Poston foto duke ndjekur ndeshjen dhe shkruan…

0

Ditën e sotme Balla ka postuar disa foto nga qyteti i Librazhdit në ndeshjen Sopoti vs AF Elbasani. Balla në postimin e tij shkruan: “Librazhd – Miqësore mes KF Sopoti dhe AF Elbasani”.

Por në stadium nuk duket asgjëkundi Damian Gjiknuri i cili është kryetari i qarkut për Elbsanin. Nuk e dimë nëse ky postimi i Ballës është një mesazh për Damian Gjiknurin se këtu udhëheq unë.

Taulant Balla rezultoi si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, por në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS, nuk mori asnjë detyrë ministrore.

Taulant Balla do të vijojë të mbajë vetëm detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi kryeministri Rama i hoqi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu