Nën moderimin e Altin Sulçe dhe Dorisa Keçanit startoi emisioni Ora Sport, që do të vijë për shikuesit e RTV ORA çdo të diel në mbrëmje në orën 21:00.
Në premier u diskutua për risit: Abissnet Superiore dhe implementimin e teknologjisë VAR. Në pjesën e dytë të programit, u diskutua për prezantimin e skuadrave në javën e parë të kampionatit, por edhe paraqitje e kombëtares në ndeshjet e shtatorit.
Të ftuar në studio ishin: Eduard Zhupa, Florian Riza, Erion Hoxhallari, Mevlan Adili, Trevisa Tufa dhe Albano Janku.
Në lidhje paralele ishte president i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i cili foli për partneritetin me FFSH-në, për Abissnet Superiore.
Nga Tuqia, Odise Roshi, analizoi performancës e ekipit kombëtar në tri takimet e fundit dhe u ndal te shanset e kuqezinjve për të shkuar në play-off të Botërorit.
Gjithashtu nga Kosova, gazetari Jon Ajeti solli të rejat më të fundit. Ora Sport do të transmetohet çdo të diel në orën 21.00.