Gjyshërit e Evgjeni Baxhos me lot në sy, kërkojnë të dinë çfarë ndodhi me mbesën

0

Ditën e sotme, emisioni “Shqipëria Live” riktheu në vëmendjen e publikut vdekjen e mistershme të Evgjeni Baxhos. Kjo e fundit ndërroi jetë më 18 maj të këtij viti. 23-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën ku jetonte me qira, në lagjen Ali në rrugën “Teodor Muzaka”, në Tiranë.

Kur ngjarja u bë publike, u aludua se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.

Në momentin që në banesë kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor në trupin e viktimës janë vënë re disa shkresa. Në trupin e të resë u gjetën shenja të padëshifruara dhe tani po hetohet nga Prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.


Gjyshërit e Evgjenisë që e kanë rritur, kanë dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku me lot në sy kërkojnë që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje.

“E kam marrë 5-muajshe, e kam rritur vetë. Në familje qe shumë korrekte, në shoqëri aq më mirë. Në darkë fola vetë me vajzën, më thotë që është mirë. Më tha se erdhi zonja e shtëpisë, më solli një pjatë supë. Në mëngjes e mora ne telefon, e kanë gjetur në banjë vajzën pajetë.

Në maj e kisha në shtëpi, nuk më pëlqeu në të ngrënë. Dy ditë para se të ndodhe, më thotë që t’i nxjerr një raport mjekësor. Doja t’ja dërgoja, e më tha se të mos ia nisja.

ne qëndroi tre ditë, si zakonisht, qeshte. Vetëm se nuk e kisha bërë, se për ta rritur e rrita vetë. Nuk ka qenë sëmurë asnjëherë”, tha gjyshi i të ndjerës.

Ndërsa gjyshja me lot në sy shton: “Dua të di si vdiq, ca i erdhi sebep? Nuk kishte asnjë sëmundje, që të them e mori”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu