Prishet autobuzi i Kombinatit pranë Misto Mames, trafik i rënduar automjetesh

0

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Misto Mame, aty ku një autobuz ka pësuar avari dhe ka shkaktuar trafik në zonë.

Policia në njoftimin zyrtar i kërkon qytetarëve të gjejnë mënyra alternative për të kaluar në mënyrë që të shmanget përkeqësimi i mëtejshëm i trafikut.

Njoftimi:

Tiranë

Gjatë rrugës që shkon për në Kombinat, në vendin e quajtur “Misto Mame”, një mjet autobuz i linjës “Kombinat-Kinostudio” ka pësuar  avari, dhe për pasojë ka sjellë rëndim të  trafikut.

Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor sëbashku me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme po punojnë për normalizimin e situatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu