Alfred Rushaj i përgjigjet Taulant Ballës, ja çfarë thotë për vendimin që mori Berisha

0

Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë pati një përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballës.

Ky i fundit kërkoi që të shtyehj votimi i anëtarëve të Komisioneve të Përhershme të Kuvendit, pasi nuk ishin të përfshirë deputetët e LSI-së, por menjëherë u kundërshtua nga Basha, i cili i tha të “mbyllë gojën”.

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një deklaratë për mediat, u shpreh se nuk kanë patur komunikim me LSI-në, por pranuan kërkesën e tyre që të marrin kohë.

“Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste. Ju faleminderit”, tha Rushaj.

I pyetur për vednimin që mori Sali Berisha, duke u vetëshpallur si anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, Rushaj tha se Partia Demokratike do të ndjekë çdo rregullore.

“Ne do të ndjekim çdo rregullore, por ajo çfarë unë jam sot këtu për të thënë, është që Partia Socialiste nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë që në mënyrë të hapur të shkel rregulloren”, u shpreh Alfred Rushaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu