Rama: Do krijojmë një kanal të posaçëm informimi mediatik për publikun

0

Kryeministri Rama bëri me dije se qeveria e re do të krijojë një kanal të posaçëm, të aksesueshëm në faqen zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik.

Rama: “Qeveria do të vendosë në dispozicion të publikut dhe të medies një kanal të posaçëm informimi në faqen e saj zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik.

Formati i vjetër i politikës tradicionale me konferenca shtypi dhe kundër-konferenca ku s’merr veshi i pari të dytin dhe publiku vetëm helmohet nga politika dhe si rezultat nga të gjithë ne, konsiderohet praktikë e mbyllur.

Kushdo që do të dijë qëndrimin tonë në çdo rast kur kritika apo denoncimi lidhet me interesin publik do ta gjejë të shkruar me përgjegjësi institucionale nga çdo autoritet përkatës i qeverisë.”