BE-ja kushtëzon ndihmat për rajonet e Ballkanit

0

Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhëne dritën e gjelbër për paketën e re shumëvjeçare financiare prej 14,2 miliardë euro (IPA III) për shtatë shtetet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së.

Këto mjete do të ndahen për Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë shtatëvjeçare deri në vitin 2027.

Fjala është për mjetet që do t’iu ndihmojnë këtyre shteteve që të kryejnë reformat e kërkuara në procesin e para anëtarësimit.

Por, risi kësaj radhe është rritja e rolit të Parlamentit Evropian për të kontrolluar shfrytëzimin e këtyre mjeteve dhe mundësia që ato të zvogëlohen, apo edhe të suspendohen, për ato shtete të cilat nuk do të respektojnë parimet e sundimit të ligjit.