Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të shtunë një bilanc dramatik të viktimave nga covid. Autoritetet shëndetësore raportuan 41 të vdekur me koronavirusi, duke thyer rekordin e viktimave brenda këtij viti.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë; 23 në Shkup, katër në Tetovë, tre në Kumanovë dhe Kërçovë, dhe nga një në tetë qytete tjera.
Në mesin e viktimave është edhe një 18-vjeçar, një 23, një 31, dy të moshës 40 vjeçe dhe të tjerët të moshës mes 50 dhe 85 vjeç.
Në total, numri i viktimave tani ka arritur në 6,437 persona, shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar edhe për 539 të infektuar me koronavirus nga 5,589 teste të bëra.
Sipas raportit, 245 persona janë shëruar. Numri i rasteve aktive me koronavirusi ka arritur në 13,261.