Llixhat në Elbasan tërheqin mijëra vizitorë, por pa investime

0

Llixhat e Elbasanit tërheqin çdo vit mijëra persona që kërkojnë kurim për problemet shëndetësore në ujërat kurative, por vuan mungesën e investimeve.

Vizitorët e vjeshtës, ankohen për gjendjen e rrugës dhe mungesën e pastrimit.

Një pjesë me rekomandim mjeku e të tjerë me nismë personale, mijëra njerëz vizitojnë Llixhat e Elbasanit.

Të ardhur edhe nga përtej Shqipërisë kërkojnë lehtësim të problemeve shëndetësore në ujërat kurative.

Por rruga për shkuar deri atje është e amortizuar.

Shqetësimi i ngritur ndër vite nuk gjeti zgjidhje as këtë sezon vjeshte, ku vizitorët janë të konsiderueshëm.

Papastërtia dhe kanalet e hapura janë një tjetër problem në zonën e ashtu konsideruar turistike.

Njollë turpi për bashkinë.

E gjithë zona është vënë në shërbim të kësaj industrie, por banorët ankohen për mungesën e investimeve.

Ujërat termale të Elbasanit rekomandohen për sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, reumatizmës, lëkurës dhe  problemeve të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu