Peticioni për t’i thënë ndal vrasjes së grave dhe vajzave nga burrat do të vazhdojnë në Vlorë

0

Peticioni për t’i thënë ndal vrasjes nga burrat të grave dhe vajzave shqiptare, do të vijojë në Vlorë.

Protesta e iniciuar nga organizatorja Anisa Bahiti nisi në Elbasan, do të vijojë në Vlorë e më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Protestat nisën nga vrasja barbare e Sabrina Begajt me bukë në gojë nga bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Organizatorja Anisa Bahiti, dhe gratë pjesëmarrëse në këto protesta kanë kërkuar ashpërsim të Kodit Penal për dënime në burgime të përjetshme të burrave që vrasin gratë.

Protestat kanë sensibilizuar opinionin publik dhe organet kompetente të cilat pritet të marrin në konsideratë peticionin që po nënshkruhet për këtë qëllim

Ja çfarë shkruan në profilin e saj në Facebook, organizatorja e protestave Anisa Bahiti:

Nga Vlora vijojmë betejen për jetën tonë Ditën e mërkurë ora 12:00 para Teatrit Petro Marko Blv. Kryesor , Vlore-Skelë
Eja dhe firmos Peticionin
#bashkeperjeten
#shperndaje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu