Aktiviteti Sportiv “Rally Albania” sot në Elbasan

0

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ka nisur një aktiviteti sportiv i “Rally Albania”-s, ku janë mbledhur mbi 50 makina të tipit Jeep dhe Rally.

Kjo është një garë e cila mirëpret konkurentë nga e gjithë Europa.  Konkurrentët u mirëpritën nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ku ky i fundit i falenderoi për këtë nismë e cila ka si synim të promovojë vlerat turisitike të këtij qyteti.

Pjesëmarrësit në garën e “Rally Albania”-s thanë se: ajo do të jetë e fortë,  për shkak se terreni që është përzgjedhur këtë vit është me pengesa dhe rrezik. Pjesë e garës së makinave dhe motorrave janë bërë konkurentë të shumtë nga Europa, ku spikasin edhe ata të vendeve lindore.

Gara e ditës së sotme është Elbasan – Bukanik të Gjinarit, kurse nesër vazhdon edhe në disa qytet të tjera të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu