Katër shkolla në bashkinë e Elbasanit nuk do të hapen këtë vit shkollor për shkak të mungesës së numrit të nxënësve.
Shkollat në Kryezjarr, Gracen, Preçë e Poshtme e Shmil do të jenë të mbyllura pasi nuk formojnë dot asnjë klasë. Numri i nxënësve në këto shkolla është nga 0 në 6 nxënës.
Nxënësit e këtyre fshatrave do ta zhvillojnë mësimin në shkollat e fshatrave fqinje.
Ndërkohë Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, bën me dije se në Elbasan janë 115 shkolla (qendër, vartëse, publike dhe jopublike). 94 shkolla do të zhvillojnë mësimin normalisht me 1 turn ora 45 minuta dhe 21 shkolla zhvillojne mesimin me turne.
Në klasën e parë janë regjistruar 1353 nxënës dhe në klasën e 10 1337.
Në total ZVAP numëron 17851 pa arsimin profesional dhe kopshtet.
Para fillimit të procesit mësimor janë dezinfektuar 100% e shkollave.
Sa i përket vaksinimit paraprakisht raportohet se janë vaksinuar 80% e mësuesve dhe sot do të vendoset se si do të procedohet më tej me të pavaksinuarit.
Sa i përket punësimit tek portali procesi është kryer korrekt në të gjitha profilet ku ishin shpallur vendet e lira dhe u plotësuan me mësues.