“ABC” ka siguruar foton e Koci Selamajt, shqiptarit të arrestuar në Angli me akuzën e vrasjes së mësueses Sabina Nessa. 36-vjeçari është nga Elbasani. Shqiptari punonte si shpërndarës picash.
Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë. Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij. Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën. “Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.