U tha se ishte i sëmurë si shkak i tensionimit të situatës në Kosovë, Vuçiç shfaqet në publik, ja me kë takohet

0

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë ka thënë për Euronews se Aleksander Vuçiç ka anuluar disa takime që i kishte planifikuar për ditën e martë me rekomandimin e mjekut si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Megjithatë Vuçiç, edhe përkundër gjendjes shëndetësore ka filluar sot aktivitetet e tij duke u takuar me ambasadoren e Kinës, shtetit aleat të Serbisë.

Ky takim me Chen Bo kishte qenë i planifikuar për dje, megjithatë ishte anuluar si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Vuçiç.

Vuçiç ditë më parë është takuar edhe me ambasadorin e Rusisë me të cilin kanë vizituar edhe një bazë ushtarake.

Kjo u pa me shqetësim meqë një vizitë e tillë u bë teksa situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët pasi Republika e Kosovës ka vendosur implementimin e reciprocitetit të targave me Serbinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu