Babai masakroi grekun me sharrë, vëllai në burg, Aldi ka qenë dy herë në burg: Flet shoku i 21 vjeçarit që vrau efektivin e policisë

0

Aldi Rama nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Shtetit, ai kishte provuar 2 herë burgun, para se të kryente krimin e rëndë duke qëlluar për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha një ditë më parë. Duket se rruga e krimit që mori Aldi Rama nuk ishte edhe rastësi, diktuar më së shumti nga jeta e vështirë që ai kishte kaluar.

Në një rrëfim për Report, shoku i të riut, Ergus Gj. ka rrëfyer se për Aldi Ramën gjërat nuk kanë qenë të thjeshta, ndërsa prindit ishin të divorcuar dhe i ati i dënuar përjetë në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një krim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek.

Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

“E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë”, ka treguar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu