Krisje në PS/ Ministrja Balluku sqaron çfarë ka ndodhur me Damian Gjiknurin

0

Prej kohësh qarkullojnë zërat se brenda Partisë Socialiste ka një ftohje mes sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj e Belinda Ballukut.

Kjo për shkak të zgjedhjeve lokale që po afrojnë dhe thuhet se Gjiknuri është parë më pranë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Megjithatë zërat për një ftohje të tillë, i hodhi poshtë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

E ftuar në studion e “Breaking” në Top News, kjo e fundit tha se Partia Socialiste është një parti e hapur ku qarkullon mendimi i lirë.

“PS ka qenë dhe do të jetë një nga partitë më të hapura, ka vetinë e jashtëzakonshme të ripërtërihet dhe auto-motivohet. Kjo e bën dallimin e PS nga partitë e tjera. Nuk di të ketë të mërzitur apo të lodhur brenda PS.

Secili ka dëshirat e veta dhe të dizajnojë një rrugëtim për veten dhe nuk del si do donte, por jemi një bashkësi vullnetarësh që gjejmë mundësi të auto-motivohemi. Mandati i tretë nuk na ka vetëkënaqur. Fjalimet e Ramës kanë qenë gjithnjë autokritike. Mendimi i lirë në PS është gjëja më e mirë që kemi në parti,” tha Balluku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu