Kriza e karburantit që po ndodh në Angli nuk ka kursyer as ftubollistin e njohur Cristiano Ronaldon. Në këtë rast ky i fundit nuk ka mundur të furnizohet edhe pse shoferi i tij priti mbi 7 orë në pikën e karburantit.
Në këtë rast Ronaldos nuk i ka hyrë në punë as pasuria q ë ka duke bërë që të jetë njësoj si të tjerët, pa arritur të marrë asnjë ‘pikë benzinë’ për të mbushur makinën e tij tip “Bentley” me vlerë 220 mijë euro.
Shoferët shkuan pranë karburantit në orën 2.20 pasdite, me shpresën se një cisternë do të mbërrinte në stacionin e mbushjes me furnizime.
Por, pasi pritën gjashtë orë e 40 minuta, ata kuptuan se askush nuk po vinte dhe u larguan në orën 21:00.
Një burim tha: “Edhe me të gjitha paratë e Ronaldos, ai është në të njëjtën varkë si ne të tjerët”.
Rafineritë në Britani të Madhe janë plot me naftë dhe benzinë, por problemi qëndron te transporti. Këtij shteti i nevojiten të paktën 100 mijë shoferë kamioni për të furnizuar pikat e karburantit.