Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, Ardi Veliu bën lëvizjen e parë, mbledh drejtuesit e policisë

0

Dy ditë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka bërë lëvizjen e tij të parë, duke thërritur në takim të gjithë drejtuesit vendor të policisë. Pas takimit do të vendoset dhe ylli në memorialin e dëshmorëve të policisë, në nderim të nënkomisarit Hoxha.

Nënkomisari është dëshmori i 225-të i atdheut nga radhët e policisë së shtetit, tekda mbeti i vrarë paraditen e të martës në zonën e Kune Vainit në Lezhë.

Kjo vrasje e rëndë përkon dhe me afatin 100 ditor që i është lënë Policisë së Shtetit, për të përparuar në raport me luftën ndaj krimit, dhe pritet të bëhet një bilanc që mund të çojë dhe në lëvizje të tjera drejtuesish.

Lidhur me vrasjen e të martës, ka shumë pikëpyetje në lidhje me procedurat që janë ndjekur nga Policia gjatë këtij aksioni, se pse 3 efektivët nuk kanë pasur mbështetje nga kolegë të tjerë, dhe pse ishin në një zonë të dyshuar të rrezikshme, pa uniforma apo jelekë antiplumb.

Fax news ka mësuar nga burime të sigurta nga institucioni i akuzës së Lezhës se hetimet janë përqëndruar te ndërmarrja e operacionit për asgjesimin e 62 rrënjë kanabisi. Përveç Shërbimit të Çështjeve të Brëndshme, që po kryhen hetime se kush e urdhëroi këtë operacion, nga erdhën indiciet për parcelën e kanabisit, prokuroria e Lezhës është duke punuar intensivisht e po kryen verifikime se përse në këtë operacion 3 efektivët e policisë jo vetëm që nuk kishin mbështetje të strukturave vendore të Policisë së Lezhës në sektorin anti-kanabis, por ato nuk ishin pajisur as me mjete mbrojtëse, në rast sulmi, ashtu edhe sic ndodhi.

Ndërkohë Fax news ka mësuar se hetimet e kësaj ngjarjejeje janë duke u kryer vetëm nga prokuroria e Lezhës. Ne veprimet hetimore nuk është përfshirë policia kriminale e Polcisë së Shtetit, pasi ka qenë edhe në konflikt interesi, ku në ngjarje mbeti viktimë një efektiv policie. Ndërkohë një tjetër pikë ku janë përqëndruar hetimet është edhe asgjesimi i parcelës.

Sipas burimeve organet ligjëzbatuese po punojnë për idnetifikimjn e pronarëve të kanabisit. Kjo pasi ka dyshime se Aldi Rama, dhe dy shokët e tij, dyshohet se kanë pasur dijeni për parcelën. Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, dy shokët e autorit, të arrestuar për moskallëzim krimi, janë marrë në pyetje prej disa orësh ditën e djeshme nga Oficerët e Policisë Gjyqësore Lezhë, për të përfituar të dhëna mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Një detaj interesant nga dosja hetimore është fakti, se dy kolegët e viktimës, në momentin që qëlluan ndaj 21-vjeçarit, kur ky i fundit u largua pasi i elkzskutoi Hoxhën një nga predhat ka kapur gomën e mjetit Vosëagen, duke e shpuar atë. Ka qenë pikërisht goma e shpuar që ka detyruar të riun të ndalojë vetëm 1 km larg vendit të krimit dhe të fshihej aty për gatj 6 orë, deri kur kreu edhe vetvrasjen, pasi u rrethua nga forcat speciale RENEA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu