Ramush Haradinaj sulmon ashpër Albin Kurtin pas refuzimit të marrëveshjes për gazin/ Është veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi qeveria e Kosovës refuzoi projektin për gazin amerikan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur kryeministrin Kurti se a është takuar në Greqi me ndonjërin prej përfaqësuesve të “Gazpromit” rus, dhe është kjo arsyeja për marrjen e një vendimi të tillë.

Sipas tij, vendimi në fjalë i qeverisë është një veprim i rrezikshëm dhe kundër interesave të Kosovës dhe SHBA-ve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?

Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu