Arrestohen dy punonjës të burgjeve në Elbasan. Ja akuzat ndaj tyre (EMRAT)

0

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve në Elbasan.

Bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu.

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet jane kryer ne bashkepunim me prokurorine Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu