Nëna e peshëngritës Piro Dhima, kampion i disa lojërave olimpike, është gjetur e vdekur pranë banesës së saj në Himarë. Mësohet se trupi i saj është pikasur pranë kazanëve të rakisë dhe sipas informacioneve të para, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se e moshuara kishte 3-4 ditë që kishte vdekur.