“Pi pak qumësht”,- plas keq mes Salianjit dhe Kokalarit

0

Tashmë është e qartë se lufta brenda Partisë Demokratike është e fortë, mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës që shtrëngojnë fort pozicionet e tyre. Një prej deputetëve që është pozicionuar qartë në krah të Bashës është Ervin Salianji, i cili gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se nëse  Berisha rikthehet në grupin parlamentar të PD-së ai vetë do të largohej prej aty.

Ajo që i ka kthyer një përgjigje të fortë Salianjit është Evi Kokalari, mbështetësja e Berishës, e cila i vë në duke deputetit se është shumë i vogël dhe se nuk duhet të fshihet pas fustanit të deputetes tjetër Grida Duma, e cila është dhe nënkryetare e PD.

“O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale.

Ndërkohë që flet dhe për sulmet që i janë bërë nga bashistët: Turp jeni ju të “PD”-se, që keni sulur gjithë femijet mbas meje. Gjithsesi, me vjen mirë qe jeni trëmbur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu